Ky është Shefi i Policisë që shan me fjalë të pista qytetaren dhe i thyen krahun

Gjatë ditës së sotme në Divjakë shefi i policisë ka dhunuar në mënyrë barbare një aktiviste të opozitës vetëm sepse ajo po filmonte një takim elektoral të Rilindjes në Divjakë.

Ajo është dërguar në spital pas goditjeve të shefit të policisë Altin Shehu për të cili edhe SHÇBA ka nisur hetimet pas denoncimit të dhunës të ushtruar nga ai ndaj një aktivistes së PD-së.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur oficeri i lartë që paguhet për të mbrojtur qytetarët nga banditët dhe kriminelët, merr rolin e tyre dhe sulmon aktivisten Elsa Bita.