Ja emrat e 12 klubeve të mëdha europiane njoftojnë krijimin e Superligës Europiane

Në orën 00:00, u formua zyrtarisht Superliga e Evropës, që vjen me emrin “The Super League”.

Në një dramë mesnate, nisi një luftë e tërë mes Florentino Perez-it, kundër UEFA-s dhe FIFA-s.

Presidenti i Real Madrid-it, në dakordim me 11 skuadra të tjera, kanë krijuar Superligën Evropiane, që për këto skuadra, do të thotë që nuk ka më kurrë Champions League.

12 klubet që kanë pranuar të formojnë Super League pavarësisht kërcënimeve të UEFA-s dhe FIFA-s janë Manchester United, City, Chelsea, Liverpool, Tottenham, Arsenal, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Juventus dhe Milan.

Se kur do ta çelë siparin, ende nuk dihet, por SkySport raporton që do të fillojë po aq herët sa në verën e këtij viti.

E shokuar, UEFA ka vendosur që të gjithë këto skuadra t’i përjashtojë nga kompeticionet evropiane.

Në dakordim me FIFA-n, ata kanë vendosur që futbollistët, të cilët marrin pjesë në këto kompeticione, të mos lejohen, në asnjë mënyrë, që të jenë pjesë e EURO-ve apo kupave të botës.

Superliga e Evropës, në total, do të ketë 20 skuadra, që do të jenë të ndara në dy grupe me nga dhjetë.

Tetë skuadrat më të mira do të kalojnë më tutje, duke luajtur fazën “knock-out”.

Një ngjarje që ka nxitur tashmë “luftë mes futbollit”, por që vjen me mesazhin se futbolli, nuk do të jetë më i njëjti.