Dash Sula ironizon Edi Ramën: Ça bëre 8 vite me Shkumbini Channel, e binjakëzove me Laçion

Dash Sula

Kryeministri Rama u kthye sot ne vendin e krimit, pikerisht ne stadiumin e qytetit te Peqinit, aty ku tete vjet me pare u be qesharak se bashku me deputetin e tij per premtimet qe bene per ekipin e Shkumbinit. Ai i kerkoi votuesve te mos e rikthejne Peqinin te Dash Sula por nuk tha asnje fjale cfare u be me Shkumbini Channel dhe binjakezimin e skuadres sone me Lacion.

U ndala vetem ne kete premtim grotesk te Rames per shkak se perdori sot stadiumin e Shkumbinit, por nese i hyjme premtimeve dhe realizimeve te Rilindjes ne keto tete vjet ne Peqin, i vetmi emer qe e perkufizon Ramen eshte “deshtak”. Meqe ai me permendi sot, shfrytezoj rastin ti bej thirrje gjithe administrates shteterore ne Peqin: une i kam te ruajtura te gjitha mesazhet qe me dergoni ku denonconi presionin e shefave tuaj per te shkuar me detyrim neper mitingjet e Rilindjes.

Shume dashamiresisht u them te duroni edhe keto gjashte dite. Fjala ime e nderit eshte qe nga 26 Prilli, askush nuk do guxoje tu marre me ne telefon, e jo me tu beje presion. Askush nga ju nuk do te levize nga pozicioni i punes qe ka, madje do te vleresoheni per presionin qe po perballoni, jo per fajin tuaj. U bej thirrje te shkoni e te votoni NDRYSHIMIN ne 25 Prill me garancine qe askush nuk do guxoje te merret me ju.