Abdyl Frashëri nga burgosja dhe internimi ne anetar të Këshillit Bashkiak të Stambollit


Nga Dr. HASAN BELLO

Nje nga personalitetet e nacionalizmit shqiptar ne periudhen e fundit te Rilindjes Kombetare ishte dhe Abdyl bej Frasheri. Ai njihet si nje nga organizatoret dhe drejtuesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (1878). Nje patriot i mireshkolluar, pjestare i familjes se njohur Frasheri, vella i Sami e Naim Frasherit, babai i nje figure po aq te njohur ne letrat shqipe sic ishte Mid’hat Frasherit.
Pas konfrontimit te Lidhjes se Prizrenit me Porten e Larte, per shkak te presionit nderkombetar qe Fuqite e Medha bene mbi sulltanin per te zbatuar vendimet e Kongresit te Berlinit, ndaj drejtuesve kryesore te Lidhjes filloi perndjekja.
Me ardhjen e ekspedites osmane te Dervish Pashes ne Durres, Abdyl beu u fsheh. Per kapjen e tij u caktua si shperblim nje shume prej 500 lirash. Me 16 maj 1881 Abdyl beu u arrestua ne Elbasan. Per tre vite ai u burgos ne kalane e Prizrenit. Ndersa per tre vite te tjera ai u internua ne Anadoll, ne qytetin Ballekesir dhe Banderma ku mbahej nen mbikqyrje policore. Por ajo qe me ben pershtypje, ndryshe nga ajo qe ishim mesuar te shikonim ne pjesen teatrale shume te bukur “Epoka para gjyqit”, te dramaturgut kosovar Ekrem Kryeziu, eshte fakti se Abdyl bej Frasheri pas internimit u kthye ne Stamboll dhe deri sa nderroi jete ne vitin 1892 sherbeu si anetar i Keshillit Bashkiak te ketij qyteti. Kjo nuk eshte rastesi, sepse ndeshet ne shume raste te tjera te nenpunesve dhe ushtarakeve te larte me origjine shqiptare, te cilet pasi shlyenin fajin, rehabilitoheshin duke u bere edhe kryeministra. Ne fakt per ne historianet eshte gje e njohur boterisht se, ky eshte mentaliteti i cdo perandorie. Ndersa ne regjimet totalitare jo qe nuk rehabilitoheshe, por pasojat i vuanin edhe pasardhesit qe nuk kishin asnje lidhje.