Shehi:Vendit i duhet një lider normal si Basha, se e pamë ku e çoi vendin Skëndërbeu Rama !

Për Dashamir Shehin vendit I duhet një lidër normal si Lulzim Basha, pasi e pamë se ku e çoi vendin Skëndërbeu, Edi Rama.
Shehi në “Cim Peka Live”pohoi se nëse Rama do kishte ndërtuar rrugët e tunelet e Berishës, nuk do bënte teatro me rrugë 3D që bëjnë për të qeshur vetëm gratë e fshatit.
Vaksini sipas Shehit është një dështim I qeverisë Rama.
“Vlera kryesore e Bashës është të qënit normal, vendi ka nevojë për njerëz normal, e pamë ku na coi Skëndërbeu,Edi Rama. Duhet thënë Lulzim Basha e përmbush këtë kusht. Ndryshimi politik nuk vjen nga një njeri, por nga fryma. Se kisha menduar se pas 30 vitesh do kërkoja një kryeministër normal. Normaliteti është kusht I domosdoshëm për politikën. Fushata më e zbutur se herët e tjera, shkak pandemia.Rama të kishte bërë tunelet e Berishës e rrugët e tij, s’do dëgjonim teatro që bën me qesh vetë gratë e fshatit me rrugët 3D. Kur bënte një rrugë në Tiranë Rama shpiku metrin katror. Ky bën zhurmë shifrash me padijen e atyre që dëgjojnë. Në PS nuk ka nr 2, pasi 70 vende janë bosh. Ramës I takon ta mbajë përgjegjësinë vete. Ata që ka përqark nuk mund të bëhen politikan. Ky po bën fushatë më vaksinat, qeveria na la pas me vaksinat, deri dje janë bërë 300 mijë doza vaksine, pra 150 mijë persona se duhen dy doza për një persona, pra as 5% të vaksinuar”