Para 60 vitesh: demoni në kafaz, i fotografuar nga shqiptari Gjon Mili

Më 11 prill 1961 në Jerusalem filloi procesi gjyqësor kundër Adolf Eichmannit, njërit nga krerët nazistë që organizoi shfarosjen e hebrenjve. Mbi të rëndonte akuza e vrasjes së 6 milionë hebrenjve europianë. Nga procesi raportuan rreth 500 gazetarë nga mbarë bota. Fotografitë me ikonike të procesit gjyqësor i shkrepi shqiptari Gjon Mili. Kjo është njëra nga fotografitë e tij. Në Korçë gjendet një muze që dokumenton punën e Gjon Milit. Fritz Bauer, hebre dhe prokuror në landin e Hessenit në Gjermani, ofroi informatën vendimtare mbi vendndodhjen e Eichmannit në Argjentinë. Më 22 maj 1960 agjentët e Mossadit, të maskuar si punëtorë të kompanisë ajrore El Al, e kidnapuan Eichmannin në Argjentinë dhe e çuan në Izrael. Kryeprokurori Gideon Hausner lexoi aktakuzën: shtatë orë të tëra. Eichmann u dënua me vdekje dhe në natën mes 31 majit dhe 1 qershorit 1962 u ekzekutua me varje në litar.