Frikërat më të mëdha të Ramës sipas gazetarit Shkullaku

Normaliteti dhe pyetjet janë frikërat më të mëdha të kryeministrit Edi Rama sipas analistit Armand Shkullaku.

Siç u shpreh ai në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, sherrnaja dhe kundërshtimi janë ushqimi tij.

“Rama ka frikë një gjë shumë të thjeshtë, Rama ka frikë normalitetin dhe pyetjet. Pyeteni me qetësi, tërbohet. Po i the ti ke bërë ktë, ke bërë atë, atë do ai. Një pyetje e thjeshtë për inceneratorët, pyeteni kush do ti paguaj lekët e Beketit mbetet ai. Normaliteti e shkatërron. Sherrnaja dhe kundërshtimi është ushqimi atij”, tha Shkullaku.

Ndërkohë analisti Artur Zheji tha se arsyetimi për të është deviacion.

“Arsyetimin e ka deviacion, ai shpik një gjë tjetër dhe qëndron aty, por tani nuk shpik më gjëra tjera”, shtoi Zheji.