Bien sërish infektimet dhe vdekjet nga koronavirusi, ja shifrat zyrtare

Nga kryerja e rreth 1980 testimeve gjatë së dielës, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus vetëm 125 persona, duke shënuar një tjetër rënie.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 4 persona kanë gjetur vdekjen gjatë 24 orëve të fundit, një shifër e ulët kjo krahasuar me javët që lamë pas.

Ndërkohë, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar