Vaksina kineze nuk ka nivele të larta mbrojtje. Zyrtarët e Pekinit gati tju japin një dozë nga vaksinat e tjera

Zyrtari i Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë tha se vendi i tij po mendon që të nisë zyrtarisht përdorimin e përzier të vaksinave COVID-19 si një mënyrë për të rritur efektivitetin e vaksinimit.

Të dhënat e disponueshme tregojnë se vaksinat kineze mbeten prapa vaksinave të tjera, duke përfshirë Pfizer dhe Moderna, për sa i përket efikasitetit, por kërkojnë kontroll më pak të përpiktë të temperaturës gjatë ruajtjes.

Vaksinat e disponueshme tani “nuk kanë nivele shumë të larta mbrojtjeje”, tha Gao Fu, drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dje në një konferencë në qytetin kinez Chengdu.

“Vaksinimi duke përdorur vaksina nga linja të ndryshme teknike po merret në konsideratë”, tha ai.