Ish ministri i Drejtësisë akuza ndaj qeverisë: “Gangsterë që i thonë vetes gomar”

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shfrenon gjuhën ndaj qeverisë duke thënë se, jetojmë në kohë interesash ku secili është një interesaxhi.

Manjani shprehet se, nuk ka popull të majtë që pranon të sundohet nga gangsterë që i thonë vetes gomarë.

Në postimin e tij në rrjetin social, ai shkruan se, nuk ka popull që pranon një qeveri të majtë që majtë jep pasurinë publike me koncension dhe ndërpret ndihmën sociale për njerëzit për të paguar bizneset preferenciale.

“Kur thonë që Shqiptarët janë në shumicë të majtë dhe, për këtë shkak një parti e majtë legjitimohet të sundojë, ja fusin kot.

Po kot fare! Cili popull apo parti e majtë shtyp përdhunisht çdo reagim sindikalist?! Në cilin popull apo qeveri të majtë viktima, hallexhiu, i sëmuri e madje edhe i vdekuri shpallet fajtor pa gjyq?!

Cili popull apo qeveri e majtë jep pasurinë publike me koncension?! Cili popull apo qeveri e majtë ndërpret ndihmën sociale për njerëzit për të paguar bizneset preferenciale?!

Cilit popull të majtë qeveria e majtë guxon ti dhunojë njeriun , të cilin e quan “kapital më i çmuar”?!

Cili popull i majtë pranon qeveri të majtë që punëtorin ja quan dembel dhe për këtë shkak puntori i huaj shpallet “i dalluar”, sepse nuk di shqip të kërkojë të drejta?!

Etj etj etj…Thoni më mirë që jetojmë në kohë interesash, ku secili është një interesaxhi. Lerini përrallat me të majtë.

Se nuk ka popull të majtë që pranon të sundohet nga gansterë, që i thonë vetes gomar!”, shkruan Ylli Manjani në postimin e tij