Indrit Vokshi – Enver Hoxha në 41 vite pushtet nuk arriti dot të zhdukte as morrin

Unë jam datëlindja 1989. Nuk kam jetuar asnjë ditë nën sistemin e Enverit. E kam të vështirë të flas nga përvoja ske skam përvojë dhe, kështu, xhaxhallarët e mi e të kujtdo e kanë rrugën hapur për tu ndjerë të ditur e për të thënë; “Hë se sdini gjë ju, dje keni lind”. Ndaj mundem të flas vetëm si “brez demokracie”, çfarë kam arritur të kuptoj.

Enveri, vinte nga familje qytetare gjirokastrite, me baba hoxhë dhe xhaxha kryetar bashkie. Si në çdo familje të tillë, ndodh që pinjolli del rrugaç ose atipik, nuk ndjek rregullat. Ndodh kudo në botë kjo. Si çdo pinjoll, përfitoi qyl nga lidhjet e xhaxhait me ministrin Libohova dhe mori bursë për në Francë e punë në Belgjikë. Përfitoi përsëri kur e emëruan mësues në lice. Kur erdhi lufta, përfitoi nga lidhjet me nipin e Mustafa pashës, shisnin duhan kontrabandë. Përfitoi nga lidhjet me Bahri Omarin për të mos e arrestuar Qazim Mulleti. E kishin pyetur Qazimin, pse nuk i arreston Enverin e ata? Po i arrestova ata, duhet me arrestu ene Shitin tem (Reshitin, djalin e tij) ishte përgjigjur ai. Se ishte edhe Reshiti tip rrugaçi. Këta pra ishin rrugacët e kohës në atë Tiranën e kohës.

Kur erdhi Miladini në Shqipëri, Enveri ju vu mbrapa, përfitoi nga lidhja miqësore me të dhe u pilotua në krye të partisë. Nuk luftoi ndonjë ditë sepse u kujdes për të marrë pushtetin.

Dellin e vrasësit e kishte të theksuar. Vrasjet që ka kryer janë të tmerrshme edhe për Mesjetën. E kuptonte se pushteti konsolidohet me terror dhe duke vrarë të gjitha ata të cilët mund tja merrnin në një rast të mundshëm krize (flas për kundërshtarët ballistë e nacionalistë). Po t’i lësh gjallë, ta marrin. Vrau edhe ata brenda partisë. Dinakëria e tij ka qenë e tmerrshme. Siç shkruan Zweig për Napolonin “Kishte vullnet demoniak për pushtet”. Aftësia për ta mbajtur pushtetin ka qenë e tmerrshme gjithashtu. Jashtëzakonisht i aftë, të rrish 41 vjet në kal me të gjitha ato dinamika. Pse e ka mbajtur? Sepse ska pasur kufinj moralë. Pushteti aq gjatë mbahet vetëm kur nuk ke fare kufi moral.

Ata që thonë se i solli të mira popullit më dhimbsen sepse janë viktima të tij. Enveri duhet admiruar si personazh negativ. Por jo se solli të mira. Këto budalliqet me elektrifikim e me kështu, janë monstruoze. Sepse po flasim për 41 vjet pushtet, jo për 15 vjet. Po t’i kishte realizuar në 15 vjet, dakord. 41 vjet janë shumë, janë gati gjysëm shekulli. E në gjysëm shekulli nuk arriti me zhduk as morrin. Jo më varfërinë. Me 20 vite, shtete të telendisura kanë arritur më shumë se Enveri në 40 vite. Ikën shqiptarët si qyqe të palarë të pakrehur e të pangrënë, tmerruan Europën. Ai ishte produkti i Enverit. Dhe për ta mbyllur;

Pasi vdes Enveri, Nexhmia bën thirrje që të gjithë ata të cilët e kishin takuar dhe kishin momente me Enverin, duhej të sillnin materialet që të botoheshin. Haxhi Kroi, sekretar personal për rreth 30 vite, thotë, shoqja Nexhmie, unë kam mbajtur ditar. Oh, shoku Haxhi, thotë Nexhmia, po kjo është e mrekullueshme, ku ka më mirë se të botohet ditari i njeriut që ka punuar çdo ditë me Enverin. Çoi Haxhiu ditarin, sheh Nexhmia çfarë shkruhej dhe e ndalon botimin. I thotë “Çështë ky ditar, pse, kështu ka qenë Enveri ynë”?! Çfarë shkruhej aty? Dilte që Enver Hoxha nga 365 ditë, kishte shkuar në punë vetëm 100 e pak ditë dhe këto 100 e pak ditë, vetëm nga 4 orë. Shkruante sot Enveri sëmurë, sot nuk erdhi sepse kështu, sot sepse ashtu, budalliqe. Shkruhej se liderët e regjimit në përditshmëri merreshin me banalitete. Prishej pra portreti dhe figura që ata donin t’i paraqisnin popullit.

Dhe thelbi i Enverit ka qenë bash ky; figurë e cila nuk duhej t’i paraqitej popullit ashtu siç ishte por, ashtu siç duhej të ishte.