Dirigjenti i njohur vlerëson Programin e PD për Artin dhe Kulturën

Nga Bujar Llapaj

Dje ndoqa shpalosjen e programit të PD për artin dhe kulturën i prezantuar në sheshin e Teatrit që është kthyer në simbol të rezistencës qytetare nga barbarët dhe antishqiptarët Edi Rama & Erjon Veliaj.
Vetë prezantimi i këtij programi në atë shesh jep shpresë se nesër në pushtet PD dhe z. Lulzim Basha nuk do të veprojnë me trashëgiminë dhe artistët si barbarët e sektit mafioz që kanë ndyrë dhe poshtëruar edhe fjalën e ndritur Rilindje.
Në historinë politike të 30 viteve të fundit PD ka bërë reforma pozitive në art dhe kulturë ku mund të përmend ligjin për Teatrin nga ish ministri Anagnosti më 1993 dhe rritja drastike e pagave në 2006 nga ish kryeministri Berisha. Faktikisht institucionet e artit fituan liri në menaxhimin e programit dhe buxhetit, POR mendësia e menaxhimit dhe kërkesat e artistëve ndaj shtetit mbetën të pandryshuara, si në komunizëm, dhe drejtuesit i përdorën institucionet për lavdi dhe përfitime personale.
Në të kundërt PS, por veçanërisht Edi Rama, nëpërmjet dhunës ndaj të pabindurve dhe korruptimit finaciar të disa “personaliteteve” i pushtoi totalisht institucionet për t’i përdorur si instrumenta propagande. Nuk besoj se në historinë e politikës shqiptare do të ketë një tjetër politikan më të urryer dhe përbuzur nga komuniteti artistik dhe intelektual se ky karikaturë-kryeministër.
Prandaj unë shpresoj, besoj dhe uroj që PD , në bashkëpunim me specialistë vendas dhe të huaj, me përfaqësues të komuniteteve artistike dhe intelektuale pa dallime partiake, të ndërmarri reforma të vërteta në të gjitha fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë në mënyrë që artistët dhe krijuesit të konkurojnë në skenë, në treg dhe “mirëqënien” të mos ta kërkojnë si lëmoshë pas derës së kryeministrit të radhës.
Ftoj kolegët, studentët, artdashësit të votojnë programin e PD si alternativa më e mirë dhe më e besueshme, si një program që fton për bashkëpunim dhe jo luftë, si program që nuk përjashton askënd por mirëpret kontributin e gjithësecilit!
Ju shkoftë mbarë dhe uroj që më 25 prill të çliroheni nga tirania, injoranca, babëzia!
Liria është në dorën tuaj, po ashtu edhe skllavëria.
Unë besoj tek shpirti juaj i lirë