Dash Shehi – Listat e borxheve në markete dhe listat e kandidatëve !

Nga Dashamir Shehi

Listat e kandidatëve në fletën e votimit nuk kanë emra, pasi anonimët fshihen me pas numrave, një shejtanllëk i Edi Ramës, për sunduar partinë e më pas me shpresë edhe Shqipërinë. Por teksa në fletët e votimit emrat fshihen pas numrave, në markete në listat e borxheve, emrat e qytetarëve shënohen të plotë. Këtë të diel së bashku me një grup të stafit tim politik realizuam disa takime në njësinë 10 në Tiranë. Pata biseda me shumë tregtarë të cilët u shprehen se është shumë i lartë numri i atyre qytetarëve që marrin ushqime me listë. Duke qenë se jemi në datën 11 maj shumë prej atyre që kanë marrë ushqime veresi, kanë marrë pagat ose pensionet dhe po shlyejnë borxhet, pasi e dinë se në fund të muajt do trokasin sërish në këtë derë. Rilindja listat e borxheve nuk ka për ti evidentuar as në videot 3D as në qendrat tregtare, dhe as në minimarketet pranë rezidencave ku jetojnë përfaq 137suesit e saj.