Basha zotohet: Teatri Kombëtar do rindërtohet aty ku ishte siç ishte

• Basha: Këto ditë ne po luftojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Zgjedhjet që po vijnë janë më të rëndësishme në historinë e vendit.

• Basha: Kemi bërë hapa pas këto 8 vite edhe në kulturë dhe në art. Pa kulturë dhe pa art – Shqipëria nuk ka ëndrra, shpresë, të ardhme. Shqipëria e 8 viteve të fundit, pa vizion, pa shpresë, pa rrugëdalje.

• Basha: Partia Demokratike zotohet të rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte. Program për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante dhe më gjithëpërfshirëse.

• Basha: Kthejmë dinjitetin viktimave dhe të vuajturve të regjimit komunist. Promovojmë vlerat tona identitare në trashëgimi. Një komb pa të shkuar dhe pa kulturë, është një komb pa të ardhme.