‘Sikur po arrestonin Bin Ladenin’/ Kontrollorët i nxorën me dhunë nga hoteli në Rinas, flet menaxheri


– Kontrollorët e trafikut ajror të Rinasut u ndaluan nga policia e shtetit në një hotel pranë aeroportit. Ndërkohë, pas ndalimit të tyre, menaxheri i hotelit ka bërë të ditur se mes personave që kanë dërguar në komisariat janë dhe dy punonjës të hotelit.

“Ishte sikur po arrestonin Bin Ladenin jo kontrollorët. Morën dhe dy punonjës të hotelit”, ishte dëshmia e menaxherit të hotelit.

Puna në Aeroportin e vetëm të vendit është e pezulluar prej ditës së djeshme, deri në orën 10 të paradites së sotme, dhe mbetet për t’u parë nëse një pjesë e kontrollorëve do të kthehen në punë, duke rënë pre e presionit të qeverisë.

7 prej tyre janë shoqëruar në Komisariat mbrëmjen e djeshme, për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.