Rama ikën nga emisioni: Po çfarë bëni kështu? E keni mësuar nga Fevziu, më merrni për 1 orë

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, ku i është përgjigjur pyetjeve për vaksinat, ekonominë dhe bllokimin e aeroportit të Rinasit.

Teksa emisioni po i drejtohej pjesës së fundit dhe moderatori njoftoi për një hapësirë publicitare, Rama nuk e pranoi, duke thënë se nuk do të rrinte më në emision.

Ai u shpreh se do të largohej,ndaj iu kërkoi gazetarëve të bënin pyetjen e fundit. Më pas, kryeministri hoqi mikrofonin dhe iku nga studio.

Edi Rama: Edhe sa do zgjasë kjo? Sa është ora?
Endri Xhafo: Ora është 11 e 20
Edi Rama: Po çfarë bëni kështu mor? Më merrni mua në orën 9, më thoni 1 orë e gjysmë dhe më përdorni mua si… ça i keni këto emisione 2 orë e gjysmë