PROFIL| Kush është Faik Basha, kandidat i LSI-së për Kamzën?!

Lidershipi ushtarak në politikë vlerësohet kudo në botë. Njerëz të disiplinuar, me vullnet të çeliktë, larg veseve të këqija dhe besnikë të Atdheu dhe detyrës- të formuarit në ushtri janë një asetnpër kombin.

Edhe partitë politike shqiptare po afrojnë njerëz të formuar dhe të trajnuar për detyra të larta të zhvillojnë veprimari publike.

Më i riu në këtë veprimtari është Faik Basha, i angazhuar si kandidat për deputet me Lëvizjen Socialiste për Integrim në Tiranë.

Faik Basha, një njeri i suksesshëm jep modelin më të mirë si drejtues në Policinë e Burgjeve. Një njeri që ka provuar dinamikën e jetës, ka prekur skutat më të thella të problematikave që kanë rajonet policore sot, i njohur si kryeinspektori më i ndritshëm i bashkisë së Kamzës, drejtor i Policisë Bashkiake apo shef sigurie në burgun e Peqinit, përgjegjës për ruajtjen e sigurisë dhe administrimin e regjimit të brendshëm, specialist informacioni e një sërë detyrash të realizuara me dinjitet, pa u përfshirë në afera korruptive, Basha është piketuar gjithmonë si njeriu që i ka bërë ballë gjithçkaje me forcat e veta, për të cilin kolegët dhe kushdo që e njeh ka respekt dhe i është mirënjohës. Faiku ka dhënë kontribut të vyer edhe si pjesë integrale e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Drejtësisë. Basha ka lindur për të qenë një menaxhues i jashtëzakonshëm i situatave problematike.

I gjithë formimi i tij ka sjellë kontakte të afërta me njerëz të thjeshtë dhe të rëndësishëm të fushës së politikës, medias, biznesit etj.

I pa përfshirë në asnjë lloj skandali, kërkon që të gjithë formimin, profesionalizmin, besimin, kapacitetin, imazhin, ta ushtroj në të mirë të vendit tim.