Party me balerina braziliane, kur Bela Balluku harxhonte paratë e ‘Albcontrol’

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit nuk po kryhen asnjë fluturim që prej ditës së djeshme për shkak të grevës së kontrollorëve, të cilët janë kundër uljes së pagave dhe pushimit nga puna të disa kolegëve.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku bënë disa deklarata të ashpra, duke i kërcënuar punonjësit e “Albcontrol” se do përgjigjen penalisht nëse nuk rikthehen në punë.

Por mesa duket problemet janë më të thella, pasi flitet për një keqmenaxhim të madh me fondet e “Albcontrol”.

Ministrja u përmendi kontrollorëve rrogën e majme prej 4400 dollarësh, por ajo ka harruar faktin që vetë merrte një pagë prej 6 mijë eurosh në muaj kur drejtonte këtë institucion.
Balluku ka qenë drejtoreshë e kësaj kompanie që kur PS erdhi në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019.

Ndaj Ballukut ka patur akuza edhe për keqmenaxhimin e fondeve të Albcontrol, agjencia shtetërore e cila menaxhon trafikun ajror.

Për të ilustruar këtë, JOQ Albania ka risjellë edhe një herë në kujtsë të shqiptarëve organizimet dhe festat e çmendura me balerina braziliane në kohën kur ajo drejtonte këtë institucion. Dhe pikërisht paratë paguheshin nga fondet e Albcontrol.

Ja videoja që publikon JOQ e ku shihet stafi i Albcontrol duke festuar deri në orët e para të mëngjesit në një nga hotelet luksoze në Tiranë.