

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka publikuar një mesazh të Arben Isakut, i cili urdhëron punonjësit të sigurojnë vota për PS-në.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Xhaferaj thekson se drejtori i Rilindjes në Durrës kërcënon vartësit e tij, në një kohë që Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si një ndër përgjegjësit për legalizimet pa kriter, të cilat çuan në 51 viktima gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.
“Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si një ndër përgjegjësit për legalizimet pa kriter, të cilat cuan në 51 viktima gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por në fakt është një nga Drejtorët e Rilindjes në Durrës që po përdorin cdo metodë për të dhunuar punonjësit e administratës para 25 Prillit.
Në këtë mesazh dërguar nëpunësve të Bashkisë, Isaku si një shërbëtor i paskrupullt i interesave të ngushta të Rilindjes, i urdhëron punonjësit të lënë punën për tu marrë vetëm me sigurimin e votave për Partinë Socialiste.
Madje, duke i kërcënuar vartësit e tij, ai kërkon evidentimin e votuesve gri në qytet për t’i shantazhuar apo joshur më pas me metoda kriminale që i di vetëm Rilindja e Ramës. Shumë homologë të tij përdorin të njejtat metoda shantazhimi karshi nëpunësve, të cilët kërcënohen hapur me vendin e punës.
Duket qartë se në Shqipërine e Rilindjes, për tu bërë drejtor nuk duhet të kryesh funksionet e institucionit por ato të Partisë. Ky denigrim i shtetit dhe institucioneve do të marrë fund më 25 Prill dhe bashkë me të edhe shërbëtorët shantazhues të Rilindjes,” shkruan Xhaferri.
more recommended stories
Qeveria keqmenaxhoi COVID19! Mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga fillimi i pandemisë
Lëvizim dy orë më shumë për 14 ditë, baret dhe restorantet marrin frymë pas shkurtimit të orës policore
Indrit Vokshi – Enver Hoxha në 41 vite pushtet nuk arriti dot të zhdukte as morrin
Dom Gjergj Meta – VDEKJES NUK I IKIM DOT, TURPIT PO…