Dosja e Ardian Çapjas kalon për hetim në SPAK

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën lidhur mbi dosjen në ngarkim të Ardian Çapjas, Florenc Çapjas si edhe katër anëtarëve që u përfshinë në vrasjen Gentjan dhe Nezir Beqirit. Tashmë dosja do ti kalojë në ngarkim SPAK, e cila do të merret me hetimin e plotë.

Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj, që hetoi këtë vrasje të dyfishtë prej vitit 2019 e deri më sot, ka shpallur moskompetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme.

Një nga argumentet e përdorur për kalimin e dosjes në SPAK është për grup të strukturuar kriminal dhe dhënia e urdhrave për ekzekutimin e personave.