Basha pritet me entuziazëm në Divjakë, biznesi vogël do mbështetje maksimale

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur sot në Divjakë nga mbështetës demokratë në këtë qytet. Ndërkohë që shoqërojnë kryedemokratin, qytetarët brohorasin në kor: “Basha! Basha!”, apo “Fitore! Poshtë komunizmi!”, e “Rama ik!”.

Kreu i selisë blu ka takuar dy gjimnaziste që më 25 prill pritet të jenë votuese për herë të parë.

“Tek sytë e votuesve për herë të parë lexohet më qartë se kudo tjetër ndryshimi që po vjen. Bashkë për ndryshim. Fitore!”, tha Basha pas takimit me dy gjimnazistet.
Mandej ai është ndalur te një pronar një biznesi të vogël, para të cilit u zotua se: “Do ti japim fund kësaj zbraztie, kësaj ngecje të biznesit të vogël në të gjithë Shqipërinë”, tha kryedemokrati gjatë takimit me të.