VIDEO| Familja shqiptare nuk i ‘hap derën’ Edi Ramës: Pupu, humbëm 110 milionë euro!


Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar spotin e ri elektoral në facebookun e tij ku portretizohet një familje e cila sapo ka marrë lajmin nëpërmjet medias se Shqipëria humbi gjyqin ndaj Becchetit dhe se detyrohet të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim.

Në ‘derë’ u troket Rama, por atij i vjen refuzimi: Mami thotë që s’jemi këtu!

“Dështimi po troket për herë të tretë në derën tuaj. Mos ia hapni derën!” , dëgjohet zëri i kryedemokratit Basha.