“Të pres në seancë! Bujrum” – Këlliçi në gjyq me Erion Veliajn

Kandidati për deputet i PD, për Tiranën, Belind Këlliçi ka shkuar sot në gjykatë për të dorëzuar mbrojtjen në gjyqin e radhës me kryebashkiakun, Erion Veliaj.

Këlliçi ka publikuar një foto, me një dosjë në dorë teksa akuzon Veliajn si shpifës dhe actor.

“Sërish në gjykatë, për të dorëzuar mbrojtjen time në gjyqin e radhës me aktorin, shpifësin serial, Erion Veliaj.Fabrikuesi i lajmeve të rreme më kallëzoka për shpifje! Denoncuesi i i Griseldës së famshme dhe ai që bëri dasmën 500 milionëshe me kursimet e pensionit të mamasë, më akuzon për shpifje Të pres në seancë! Bujrum!”, shkruan Këlliçi.