Rama me logjikë Enveriste: Ka sabotim në Rinas, grusht Shteti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pezullimit të fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, për shkak të bllokimit të punës nga kontrollorët. Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’, Rama shkruan se organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin. Rama shkruan se punonjësit duhet të vendosin nëse janë ose me shtetin në punë ose me antishtetin në një proces penal.

POSTIMI:

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare! Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!