Qeveria po stis grevën e Rinasit për të hequr vëmendjen nga gjoba 110 milion euro për Beketit


Aeroporti i Rinasit është i bllokuar që prej mëngjesit të së mërkurës, pas një proteste të 68 kontrollorëve të trafikut ajror të Albcontrol Sh.a, të cilët kërkojnë rikthim të pagave në nivelin e para pandemisë dhe ndërprerjen e procedurës së shkarkimit për dy prej kontrollorëve.
Protesta shkaktoi anulimin e 13 fluturimeve në Rinas, ndërkohë që aeroporti është i bllokuar të paktën deri mesditën e së enjtes.Protesta e kontrollorëve dhe bllokimi i aeroportit të Rinasit u pasua nga akuza dhe kundër-akuza në nivelet më të larta të politikës.

Përmes disa reagimeve në Tëitter, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndjekje penale për organizatorët e protestës si dhe akuzoi rivalët e tij politikë, Meta dhe Berisha si nxitës.

Në vend të rrugës së negociatave, qeveria duket se po përpiqet ta zgjidhë me mjete të tjera bllokimin e Rinasit.

Një punonjës i Albcontrol, që foli me BIRN në kushtet e anonimatit, tha se një grup personash me licensa të kontrollorit, por të punësuar në sektorë të tjerë të Albcontrol, ishin shfaqur prej orësh në punë si kontrollorë. Megjithatë, punonjësi tha se nuk po gjendeshin zëvendësues për specialistët e kontrollit të kullës, ndërsa shtoi se fluturimet mbi hapësirën ajrore shqiptare vazhdonin.

Qeveria po stis një incident në media për të hequr vëmendjen nga çështja e gjobës 110 milion euro e Beketit, ju janë përfshirë nga kryebashkiaku Veluaj e deri tek sekretari i përgjithshëm i Edi Ramës, Agaçio. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur pothuajse 90 % e punonjsve në Albcontroll janë të afërm të deputetëve dhe ministrave të Ramës, duke filluar nga Kuvendi tek të afërm kryebashkiakës.