

PD: Ministrja na shpjegoi se për grevën në aeroport duhen fajësuar punëtorët dhe opozita. Ministrja që ishte 8 vite përgjegjëse për punëtorët, tani po na akuzon ne për një grevë. Ky është një mashtrim elektoral i Ramës për qytetarët shqiptarë. Kjo është fryma konstante e qeverisë Rama: të gjithë janë fajtorë, përveç Ramës vetë dhe qeverisë së tij të dështuar.
Kur paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në Europë – arsyeja është pandemia.
Kur ai nuk mban dot asnjë premtim – arsyeja është tërmeti.
Kur Shqipëria është në mesin e vendeve me vdekjet më të larta në Europë dhe spitalet po kolapsojnë – arsyeja është se qytetarët nuk janë mjaftueshëm të kujdesshëm dhe të mbrojtur.
Kur Shqipëria gjobitet me një shumë astronomike prej 110 milion euro – arsyeja është pronari i televizionit dhe vetë kanali televiziv.
Kur papunësia arrin kulmin e qindra mijëra të papunëve, Rama shpjegon se kjo vjen për shkakun tonë, vetë qytetarëve shqiptarë që nuk duan të punojnë.Por qytetarët shqiptarë e dinë tashmë … është Rama dhe qeveria e tij e dështuar, vetëm ata janë përgjegjës për të gjitha dështimet. Vetëm ata janë përgjegjës për faktin që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite.
Dështimi i Shqipërisë është dështim i Ramës.
Shqipëria duhet të ndryshojë, Shqipëria duhet të nisë të shpresojë sërish.
25 prilli i jep fund justifikimeve të dobëta të Ramës.
Shqipëria meriton një qeveri dhe një kryeministër që merr përgjegjësi për rezultatet dhe punon për Shqipërinë.
more recommended stories
Qeveria keqmenaxhoi COVID19! Mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga fillimi i pandemisë
Lëvizim dy orë më shumë për 14 ditë, baret dhe restorantet marrin frymë pas shkurtimit të orës policore
Indrit Vokshi – Enver Hoxha në 41 vite pushtet nuk arriti dot të zhdukte as morrin
Dom Gjergj Meta – VDEKJES NUK I IKIM DOT, TURPIT PO…