FOTO| Protokolli i Erdogan vendos veç dy karrike, mbetet në divan Kreu i Komisionit Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishin dje në Ankara për të diskutuar me Presidentin Recep Taip Erdogan mbi shqetësimet e bllokut lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe hapat e ardhshme të Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, nuk ishte thelbi i takimit, por formalitetet që tërhoqën vëmendje kur u duk qartë se Presidenti Erdogan nuk respektoi protokollin me një gjest fyes në adresë të zonjës von der Leyen.