

Ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ka komentuar bllokimin e fluturimeve në aeroportin Nënë Tereza për shkak të grevës së kontrollorëve.
Lleshaj tha se siguria kombëtare nuk cënohet nga mosfunksionimi i një autoriteti, ndërsa apelon që konflikti të zgjidhet me dialog mes palëve.
“Shoh një problem të interesave qytetare, sesa sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti por cenohen interesat e shumë qytetarëve. Shumë plane të qytetarëve janë prishur sot, cenohen interesat e ligjshme. Konflikti nuk zgjidhet me FA e polici, por me dialog mes palëve”.
Lidhur me deklaratat e qeverisë, të cilat e kanë cilësuar si një çështje politike, Lleshaj thekson se kjo të ishte e turpshme. Sipas tij është përgjegjësi e lartë penale nëse nuk garanton shërbimet emergjente.
“Nëse kjo është çështje politike është turp është e turpshme që të përdoren instrumente të kësaj natyre për të realizuar qëllimet politike. Nuk mund të shkohet në situata ultimative. Është përgjegjësi e lartë penale nëse nuk garantojnë shërbimet emergjente. Nëse një avion do të ulet në Rinas për një situatë emergjente dhe ti nuk e lejon atëherë ti bën një krim. Të ulen dhe të gjejnë zgjidhje”.
Si një ish- oficer i vjetër i Radiolokalicionit që ka qenë pjesë e kontrollit të trafikut ajror, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se i kupton shqetësimet kontrollorëve, por sipas tij duhet të ndahet nëse shqetësimet e tyre kanë të bëjnë me stresin, tensionin fizik e psikologjik, apo me çështjet ekonomiko-financiare. Ai apelon që kjo situatë duhet të zgjidhet me maturi, pasi ka tension nga të dyja palët
more recommended stories
Basha: Rama u zotua për transparencë dhe konkurrencë të ndershme, por dështoi!
Qeveria keqmenaxhoi COVID19! Mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga fillimi i pandemisë
Lëvizim dy orë më shumë për 14 ditë, baret dhe restorantet marrin frymë pas shkurtimit të orës policore
Indrit Vokshi – Enver Hoxha në 41 vite pushtet nuk arriti dot të zhdukte as morrin