Aktori i humorit ironizon: Kontrollorët bënë një gabim! Duhet të prisnin të ikte Rama jashtë vendit pastaj…

Aktori i humorit, Ledio Lako ka reaguar për protestën e kontrollorëve të Albcontroll në aeroportin e “Nënë Tereza” në Rinas.

ledio lako7Në një postim në facebook, Ledio ironizon duke thënë se kontrollorët bënë gabim që nisën protestën në këtë moment, pasi duhet të prisnin sa kryeministri Edi Rama të dilte nga Shqipëria, në mënyrë që të mbetej jashtë territorit shqiptar.
“Keta të Albcontrollit kanë bërë një gabim! Duhet të prisnin sa të ikte Rama në Turqi apo në një shtet tjetër Europian dhe pastaj ta mbyllnin! Le të vinte me skafin e ndonjërit pastaj”- shkruan Lako