Shqiptarët do paguajnë edhe një taksë tjetër për të shlyer gjobën 110 milion euro Beketin

Mesazhet e dërguara nga Erion Veliaj drejt pronarit të Agon Channel duket se kanë ndikuar në humbjen e gjyqit ndaj Francesko Becchetit. Arbitrazhi tashmë ka ndëshkuar vendin tonë me 110 milionë euro. Për këtë rast kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehet se pas rrotacionit të pushtetit shuma do të paguhet nga pronat që do të konfiskohen në rastet korruptive.

Lufta e Edi Ramës dhe Erion Veliajt me median kur ajo nuk është e rreshtuar në krah të tyre, do ti  kushtoje qytetarëve shqiptarë plot 110 milion euro.

Kjo gjobë tashmë është sanksionuar me vendim të Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku provë tronditëse është edhe një dialog i Sekretarit të Përgjithshëm Engjëll Agaçi me investitorin Francesko Becchetti, i cili i përcjell mesazhin se Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit”.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjobën ja atribuon drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, ndaj thotë se nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por do t’i konfiskohen  të gjithë pasuritë  pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre.

110 milionë euro gjoba që Edi Rama do t’i bjerë në qafë buxhetit të shtetit. Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por ne do t’i konfiskojmë të gjithë pasurinë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre, sepse paratë e taksave të shqiptarëve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve të korruptuar. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që rëndon mbi 335 mijë familjet shqiptare, e kam fjalën për atë marrëveshje”, tha ndër të tjera Basha.

Si nisi përplasja Rama-Veliaj-Becchetti?

Konflikti mes qeverisë Rama dhe biznesmenit Becchetti nisi pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Me ardhjen në pushtet, kryeministri Rama anuloi dy koncesione dhënë Francesco Becchettit nga Qeveria Nano dhe të rinegociuara nga Qeveria Berisha: një për ndërtimin dhe shfrytëzimin e hidrocentralit të Kalivaçit dhe një për ndërtimin dhe shfrytëzimin e një impianti mbetjesh.

Por ky konflikt kulmoi në vitin 2014, kur televizioni Agon Channel nisi një seri denoncimesh për qeverinë Rama dhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Zhvillimet morën një rrjedhë krejt tjetër dhe armiqësia arriti kulmet kur televizioni i sipërmarrësit italian Francesco Becchettit, bëri transparencë për dasmën e kryebashkikut  Erion Veliaj, në atë kohë ish-ministër në kabinetin Rama.

Pak muaj më vonë,  Prokuroria nisi hetimin  investitorit Becchetti për mospagim taksash, mashtrim, pastrim parash dhe përfshirje në një skemë evazioni fiskal që në total dyshohej se arrinte në 39 milionë euro.

Më 8 qershor 2015, prokuroria shpalli urdhër arresti ndërkombëtar për biznesmenin.

Po me 8 qershor, me vendim gjykate, Becchettit iu sekuestruan të gjitha pasuritë:  60 për qind të aksioneve të shoqerise mediatike AgonSet, aksionet në katër kompani të tjera “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, iu bllokuan llogaritë bankare të tijat dhe të kompanive.

Një ditë më parë, gjatë një takimi elektoral në Durrës, kryetari i PD do të shprehej se kjo shumë nuk do të paguhej nga taksat e shqiptarëve por paralajmëroi konfiskim të pasurive të pushtetarëve të korruptuar.

110 milionë euro gjoba që Edi Rama do t’i bjerë në qafë buxhetit të shtetit. Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por ne do t’i konfiskojmë të gjithë pasurinë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre, sepse paratë e taksave të shqiptarëve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve të korruptuar. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që rëndon mbi 335 mijë familjet shqiptare, e kam fjalën për atë marrëveshje”.