Rezart Veleshnja “shpërthen” ndaj Altin Bashës. Ja arsyeja

– Pas shume vitesh si regjizor i Portokallisë, Altin Basha njoftoi shkëputjen. Dihet se ky i fundit startoi emisionin më të ri të humorit “Kosherja”, në Abc Neës.

Por kjo shkëputje nuk kaloi pa u komentuar.

Ishte aktori i humorit, Veleshnja që sulmoi regjizorin për vjedhje, specifikisht për një numër përpara pasqyrës duke imituar Edi Ramën.
Sipas Veleshnjës ky rol është krijuar dhe realizuar nga Florian Binaj .

Ndër të tjera, ai foli për gjyqe të hapura me Top Chanel të ish-regjizorit të tij, çka na bën të mendojmë se shkeputja ska qënë aq miqësore.

Rezarti guxoi e më tepër e i përmendi, Bashës marrëdhëniet e mëparshme me pronarin e televizionit TV Klan, Aleksandër Frangaj. Duket sikur ai dinte më tepër në lidhje më marrëdhënien e tyre të mëparshme por zgjedhi thjesht t’i dërgonte të fala