Basha: Rama e ka mendjen të sjellë punëtorë nga Bangladeshi, unë do sjell investitorë nga Gjermania!

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në Vaun e Dejës, aty ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë. Në bisedën që patën me Bashën, të rinjtë shprehën problematikat e infastrukturës shkollore dhe për mësimin online. Të rinjtë vlerësuan programin e Partisë Demokratike dhe dhanë mbështetje për ndryshimin më 25 prill.

Basha tha se problemet me arsimin janë shkak i mos trajtimit dinjitoze të arsimtarëve dhe kepërdorimit të fondeve për këtë sektor dhe keqqeverisjes në përgjithësi. Sipas tij, kjo shikohet në mbylljen e rreth 400 shkollave për shkak të neglizhencës dhe shpopullimit të vendit. Ai tha se plani i Partisë Demokratike parashikon rritje pagash, rritje fondesh për arsimin dhe krijimin e kushteve që nxënësit dhe studentët të kenë mundësi për të zhvilluar mësimin online