Shqipëria 1990-2021, rruga në Bashkimin Europian

Dejvi Allaj

Viti 1990 ishte viti historik që Shqipëria ktheu fytyrën kombit në Union Europian. Sakrificë e madhe kombëtare që pas 45 vitesh komunizëm dhe plot 30 vite te tjera në rrugën europiane që ende nuk e kemi mbërritur në destinacionin e fundit. Integrimi në BE është konsideruar si prioritet strategjik dhe udhëheq axhendën e çdo qeverie në këto 30 vjet.
Që prej Qeshor 2003 Samiti i Selanikut vendosi emrin e Shqipërisë si kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Europian që si s’do strategji tjetër kombëtare dhe europiane ka vendosur kushte dhe parakushte e po kështu kritere për Shqipërinë. Më pas në 2006 Shqipëria nënshkron Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit që hynë në fuqi në prill të 2009, kjo marrëveshje zhvendosi e vitit 1992 në Komunitetit Ekonomik Europian dhe Tregtisë. Strategjia e Stabilizim Asocimit kishte prioritet përgatitjen për rajonin në nivel të shteteve anëtare të BE dhe rritjen e stabilitetit rajonal nga shtetet potenciale. Në dhjetor 2010 hyri marrëveshja për të lejuar qytetarët Shqiptarë të udhëtojnë pa viza në Europë. Ky muaj i ktheu borxhin heronjve të lirisë 1990.
Më pas Komisioni Europian i kthen përgjigje kërkesës së vitit 2009 nga Shqipëria për Anetarsim dhe shprehet se duhen 12 pika kyçe në përputhje me kriteret për anëtarësim e plotë. Pas marrjes së statusit kandidat në vitin 2012 kërkohet nga BE të shihet gjyqësori dhe administrata publike. Ky ishte procesi madhor që i dha Shqipërisë rrugën jeshile për BE. Në qeshor 2014 Shqipëria hap rrugën procesit për në Unionin Europian. Ky adresim i kërkoi Shqipërisë 5 kushte si prioritet kyç :
1) Forcimi i Drejtësisë.
2)Lufta kundër Korrupsionit
3)Lufta kundër Krimit Organizuar
4)Mbrojtja e drejtave të njeriut
5)Administratë e Depolitizuar
I gjithë ky proces vlersohet dhe monitorohet nga Komisioni Europian me 35 kapituj të Accuies comunirares dhe është ky proces që jep dritën jeshile Shqipërisë për të shkelur fazën e fundit në BE . Ky proces zgjati për disa vite dhe rreth një vit më parë në prill 2020 Komisioni Europian i jep vlerësimin Shqipërisë që duhet të plotësohen edhe kushte të tjera për ingrimin në BE duke e lënë pas në rajon.

Sa më flasim për negociatat aq më shumë bëhen ato më të pakuptueshme , sa herë shikojmë rrugën e Shqipërisë drejt Unionit aq shumë e lodhshme duket ajo për Shqiptarët . I gjithë ky prioritet strategjik është thelbësore për qytetarët pasi BE jep më shumë sfida se sa vlersime të mira dhe dobiprurëse për Shqiptarët. Sot pak ditë para zgjedhje a nuk duhet qytetarët të zgjedhin BE dhe vënien para përgjegjësisë Shtetit Shqiptare. A nuk duhet t’i japim fund këtij procesi njëherë e përgjithmonë? A është vlersuar sakrifica e Shqiptarve ndër vite? A jemi në vërtet qytetare Europian?

2021 © Faktor.al Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë medium online janë të rezervuara.