Medalje bronzi në Europian| Peshëngritësja shqiptare shkëlqen në Rusi

Kombëtarja e peshëngritjes shqiptare po shkëlqen në kampionatin europianin në Rusi. Në garën e parë, Evanagjeli Veli pjesë e klubit të Tiranës ka regjistruar 3 rekorde të reja kombëtare. Sportistja arriti të fitojë medalje bronzi në stilin e shkëputjes pasi garoi në kategorinë e peshave 55 kg dhe arriti të ngrejë 89 kg, duke zënë vendin e tretë.