Rama kërkon mandatin e 3të për të paguar dëmin 110 milion euro ndaj Beketit, të shesë sarajet e Surrelit

Klodi Stralla

Ky eshte nje parim I lashte, mijevjecar, qe na vjen nga e Drejta romake. Por tek ne, ndersa zbatohet ne mardheniet mes shtetasve ose subjekteve juridike (bizneseve), nuk zbatohet ne rastet kur demtuesi eshte nepunesi publik I shtetit. Ne keto raste si shperblyes I demit del shteti, pra me pak fjale jemi ne, si shoqeri, me taksat tona.

Keshtu ndodh qe, kur nje punonjes fiton gjyqin ndaj shtetit per largim te paligjshem nga puna dhe per kete demshperblehet nga gjykata, ata qe e paguajne kete dem jemi ne dhe jo titullari I institucionit apo vartesit e tij, qe jane faktikisht ata qe e kane shkaktuar demin. Apo raster per burgim te padrejte etj. Jane me mijra te tilla raste kur buxheti I shtetit, per te njejtin vend pune, paguan dy paga, nje per ate qe punon realisht dhe tjetren per ate qe ka fituar gjyqin per largim te paligjshem nga puna. Jane miliona lek demet e kesaj nature qe shtetit shperblen, nderkohe qe demin (veprimin e paligjshem) e ka bare titullari apo nepunesit e tin, qofte nga padija, qofte nga hakmarrja ose edhe korrupsioni.

Ka arrdhur koha, bile jemi shume te vonuar, te miratohet nje Ligj “Shperblimi I demeve nga nepunesit publike per veprimtarine e paligjshme te tyre ne dem te shtetasve ose subjekteve private”, sipas te cilit demi do te shperblehet personalisht prej tyre dhe jo nga buxheti I shtetit.
Pergjegjesia penale ” shperdorim detyre” qe shoqerohet me burg dhe pergjegjesia administrative qe shoqerohet me largim nga puna te titullarit qe ka kryer nje veprim te paligjshem so rezultat I te ciles eshte shkaktuar dem, jane tjeter gje.

Nese do ta kemi nje ligj te tille, demi I fundit prej 110 milon euro qe iu shkaktua televizionit “Agon” te Francesco Becchettit do te shperblehej jo nga buxheti I shtetit por nga personat pergjegjesia, duke filluar nga Kryeministri, Kryetari I Bzshkise dhe I gjithe zinzhiri pergjegjes, shperblim qe do te realizohej me pasurine e tyre permes Zyrave te Permbarimit.
Vetem keshtu drejtesia vihet ne vend dhe formohet edhe kultura e pergjegjesise personale per detyren qe kryen!

Edhe Opozita, pare se te leshoje lote krokodili, ben mire te premtoje miratimin e nje ligji te tille nese vjen ne pushtet. Kjo do ta beje me te bexueshem vullmetin e saj per ta luftuar korrupsionin.