Gjermani e Serbi, Protesta kundër masave anti-Covid

Ashpërsimi i masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ne Gjermani, ngjalli sërish reagime të ashpra tek qytetarët, të cilët mbushën rrugët për të protestuar.

Mbi 10,000 protestues marshuan në rruget e Shtutgartit për të kundërshtuar rregullat e reja.

Demontruesit kërkuan heqjen e masava të marra nga qeveria, pasi sipas tyre shkelin të drejtat e njeriut.

Policia paralajmëroi që çdo shkelje e urdhrave anti-Covid do të dokumentohej dhe pergjegjësit e organizimit të protestës do të ndëshkohen.

Edhe në Serbi, qindra protestues mbushën rrugët në kryeqytet për të shprehur pakenaqësinë e tyre kundër masave të koronavirusit.

Me thirrjen “Protesta për Liri”, demonstruesit në Beograd protestuan kundër vaksinimit, masave antiCovid dhe mbylljes së shkollave.

Shumë vende ne botë janë nën masa kufizuese për të ndaluar një valë të tretë. Italia vendosi kufizime tri ditëshe të shtunën, duke ndaluar grumbullimet e mëdha në sheshin e Shën Pjetrit në​ kohë​n e kremtimeve të​ Pashkës.

Në Francë, këtë të diel hynë në fuqi masat e reja, duke e vëneë vendin në një izolim të tretë, pasi një variant i ri, i cili është cilësuar më infektues, ka mbushur spitalet.