Nuk e heq nga duart shallin e Tiranës, Gent MUÇA “zbarkon” në kryeqytet për fushatën elektorale

Gentjan Muça do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për qarkun e Tiranës për llogari të Partisë Demokratike. Qendërmbrojtësi i njohur duket se ka lënë mënjëanë futbollin për t’u përqëndruar tërësisht në fushatë.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me shallin e Tiranës në duar së bashku me disa të tjerë në tavolinë. “Me çuna Tirone! Biseduam për sportin dhe sigurisht për ndeshjen finale të 25 Prillit”, shkruan ai në diçiturën e fotos.

Kujtojmë që Muça u largua nga Tirana në merkaton e verës së shkuar. Ai tashmë luan në Kosovë me ekipin e Prishtinës.