Një tjetër godinë historike e qytetit të Tiranës ka marrë “kryqin e kuq” nga Veliaj

Një tjetër godinë historike e qytetit të Tiranës ka marrë “kryqin e kuq” për t’u bërë njësh me tokën. Bëhet fjalë për godinën e ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e njohur ndryshe si “7-katëshi”. Pas maternitetit “Mbretëresha Geralindë”, nga harta e Tiranës, për shkak të “tërmetit” do të prishet edhe 7-katëshi për t’i lënë vendin një godine të re për administratën.

“Po të ketë dëme unë do ta bëj si inxhinier Noçka. E kishin akuzuar për sabotim, ai tha unë kur të kalojë treni futem nën të. Edhe unë futem nën të nëse bie nga tërmeti. Se nuk ka gjë më të poshtër sesa të prishet vepra e tij. Këta nuk ta njohin të drejtën e autorit. Maksi i ndjerë nuk është dhe ia jam unë,”-tha inxhineri Orhan Sakiqi për Citizens Channel duke mbrojtur me çdo kusht “krijesën e tij”.