

Një hakerues i nivelit të ulët ka publikuar të dhënat e miliona personave falas në internet që përdorin rrjetin social ‘facebook’.
Të dhënat e ekspozuara përfshijnë informacione personale të mbi 533 milion përdoruesve të Facebook nga 106 vende të botës. Nga këto 32 milion akaunte janë në SH.B.A., 11 milion në MB dhe 6 milion në Indi.
Ndër të dhënat e zbuluara janë numrat e telefonave, ID-të e ‘facebook’, emrat e plotë, vendndodhjet, datat e lindjes dhe në disa raste adrsat e postës elektronike.
Të dhënat e zbuluara mund të sigurojnë informacion të vlefshëm për kriminelët kibernetikë që përdorin informacionin personal të njerëzve për t’i bërë ata pre e mashtrimeve. Në këtë përfundim del Alon Gal, CEO i firmës së inteligjencës për krimin kibernetik Hudson Rock, i cili zbuloi i pari të dhëna e publikuara.
Të dhënat janë zbuluar për herë të parë nga muaji janar.
more recommended stories
Bëri tatuazhin me ‘shenja aliene’ – Njihuni me të dashurën e Elon Musk
Nis agjërimi për besimtarët myslimanë, urimi i KMSH-së për muajin e shenjtë të Ramazanit
Para 60 vitesh: demoni në kafaz, i fotografuar nga shqiptari Gjon Mili
Vaksina kineze nuk ka nivele të larta mbrojtje. Zyrtarët e Pekinit gati tju japin një dozë nga vaksinat e tjera