Almeda Abazi, shtatzënë dhe me Covid-19. Izolohen bashkë me burrin

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka ndarë me miqtë e saj virtual që ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, janë infektuar me Covid-19. “Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan, i cili disa ditë më pas u shtrua në spital.