Zhdukja e kafshëve në Tiranë! Rrjeti “masakron” Veliajn me fjalët e tij, i nxjerrin foto me qen në duar


– Sot kafshëdashësit janë ngritur në “këmbë” pas publikimit të videos që rrëmbimit të një qeni para syve të pronarëve të tij. Protesta, përveçse para Bashkisë së Tiranës, po zhvillohet edhe në rrjetet sociale.

Në rrjet janë shpërndarë foto të vjetra të kryebashkiakut Erion Veliaj, gjatë kohës kur ishte në krye të Lëvizjes “Mjaft!” Madje në disa foto Veliaj, shfaqet edhe vetë me kafshë në duar.