

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inaguroi hapjen e tunelit të tretë duke premtuar se do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve në hyrje të Tiranës.
Por këtë të enjte situata është krejt ndryshe. Aksi në fjalë jo vetëm që ka trafik, por radhët e automjeteve ishin kilometrike si gjatë gjithë muajve të vitit.
Për të kaluar këtë aks që pothuajse është 500 metër, drejtuesve të mjeteve u duhen rreth 50 minuta.
Shumë prej tyre janë frekuentues të rregullt të kësaj rruge për shkak të punës por edhe shërbimeve që marrin në këryeqytet.
Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, thotë se trafiku në Tiranë shkaktohet nga mungesa e një studimi konkret dhe për këtë akuzon bashkinë e Tiranës.
“Tirana ka nevojë për një studim, jo studim për të marrë lekë siç i bëjnë disa drejtorë që janë të lidhur me kryetarin e bashkisë, por një studim real në funksion të matjes së trafikut, në funksion të 160 km që ka Tirana rrugë dhe duke u bazuar te sistemi radial i saj unazor të bëhet një llogaritje e saktë dhe të rinovohen ose të rikonstruktohet infrastruktura rrugore dhe të jene zgjidhjet reale. Në qytetin e Tiranës, në bashkinë e Tiranës nuk merret askush me rregullimin dhe menaxhimin e trafikut.”
Në hyrje dhe dalje të kryeqytetit aktualisht janë të hapura tre segmente rrugore por vazhdimi i punimeve dhe gjatë ditës, si dhe prezenca e shtuar e mjeteve të tonazhit të rëndë, e bllokojnë lëvizjen e mjeteve.
Edhe pse ishte parashikuar që në fillim të pranverës të përfundojë pjesa më e madhe e punimeve për projektin e Unazës, ecuria e punimeve duket lart pritshmërive.
more recommended stories
Frikërat më të mëdha të Ramës sipas gazetarit Shkullaku
Shehi:Vendit i duhet një lider normal si Basha, se e pamë ku e çoi vendin Skëndërbeu Rama !
‘Ke qenë spiun i Sigurimit’, plas debati Rakipllari-Frrok Çupi: Ti je lëtyrë, shpifës ordiner, je budalla
Ja cilat rrugë do jenë me pagesë dhe tarifat për çdo lloj automjeti