VIDEO| Rama rëndë fare, ngel me gojë hapur për disa sekonda. Tentojnë ta fshehin

Ndërsa dëgjonte pedagogët që ankoheshin dhe Ilir Beqjan që nuk po ia dilte t’i pushonte, Edi Rama ka bërë një reagim të çuditshëm në tryezën ku ishte ulur në Shkodër. Megjithëse kamera e ERTV tentoi ta fshehë, kryeministri ka hapur gojën dhe ka ngritur kokën lart duke qëndruar ashtu për disa sekonda pa lëvizur. Ndërkohë në tavolinë, askush nuk ka guxuar ta pyesë nëse ndjehet mirë apo jo. Reagim duket një shenjë lodhjeje dhe pakënaqësie për ato që dëgjonte nga pedagogët e universitetit Luigj Gurakuqi. Fushata është impenjative për 57 vjeçarin Edi Rama, që ka ende përpara 24 ditë të tjera. Video më poshtë: