Basha: 12 vite më parë u anëtarësuam në NATO. Na votoni, të integrojmë Shqipërinë në BE

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka kujtuar 12 vjetorin, kur Shqipëria u anëtarësua në NATO.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, të 12 viteve më parë, kreu i opozitës u bën thirrje qytetarëve që të votojnë atë në mënyrë që të anëtarësojnë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

“12 vite më parë e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Me 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.“- shkruan Basha.