Andi Lila, koordinator kombëtar i PD për sportet

Ish mbrojtësi i talentuar i Kombëtares, Andi Lilaj është përzgjedhur nga kreu i PD Lulzim Basha, si koordinator për sportet.

Lila ka qenë i angazhuar në zonën e vendlindjes së tij, Kavajë.

“Kur postova në rrjetet sociale se do isha në Procesin Sportiv, më thanë pse nuk je çdo javë. Pyesni Manushin ju thashë.

Tani më thoni pse s’je në listë, duhet të pyesni Bashën për këtë. Nuk jam mërzitur, jam pjesë e ekipit të PD që në gjimnaz kur isha në 2004.

Do vazhdoj të shpalos idetë që kam dhe kisha për sportin, me PD që kur të vijë në pushtet do i zbatojë. Nëse nuk e bën, Gëzim Sinematin e kam këtu dhe do shkojmë para kryeministrisë të qëllojmë me topa. Ne jemi për të mirën e sportit gjithmonë”, deklaronte Andi Lila disa ditë më parë.