SHBA, Atletet e para që përmbajnë gjak njeriu. Flet një nga dhuruesit

Disa vende pune inkurajojnë punonjësit të dhurojnë gjak si një akt bamirësie. Por gjashtë punëtorë në MSCHF, një kompani e çuditshme me qendër në Brooklyn, ofruan gjakun e tyre për një linjë të re këpucësh.

“‘Sakrifikuar’ është vetëm një fjalë e lezetshme. Jo me profesionistë mjekësorë, ne e bëmë vetë. Në të vërtetë nuk u grumbullua shumë gjak. Rreth gjashtë prej nesh në ekip dhamë”, tha themeluesi i komapnisë, Daniel Greenberg.Një pikë gjak është përzier me bojë që mbush një flluskë ajri në atlete, një Nike Air Max 97. MSCHF nxori fillimisht në shitje 666 palë të tilla të hënën, si vazhdim i një linje të ‘Këpucët e Jesus’, që përmbante ujë të shenjtë.

Atletet kushtonin 1,018 dollarë dhe u shitën të gjitha në më pak se 1 minutë.Nike nuk ishte përfshirë në këtë proces.“Ne nuk kemi një marrëdhënie me Little Nas X ose MSCHF. Nike nuk i ka dizajnuar ose realizuar këto këpucë dhe ne nuk i mbështesim ato”.

Të hënën Nike paditi MSCHF në Gjykatën e Rrethit Amerikan për atletet, duke pretenduar se “Këpucët Satanike të paautorizuara ka të ngjarë të shkaktojnë konfuzion dhe të krijojnë një lidhje të gabuar mes produkteve të MSCHF dhe Nike”.