Dua Lipa në kopertinë e ‘Le Monde’, nga jeta në Kosovë e deri te çmimet Grammy

Kur Dua Lipa u kthye nga ceremonia Grammy Awards, ajo e gjeti apartamentin e saj në Los Angeles të pushtuar nga ca “insekte” shumëngjyrëshe. Balona me helium, në formë tullumbacesh notonin nën tavan. Ishte i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid, ai që organizoi festën surprizë, të paktën kështu të krijohet përshtypja po të shohësh fotografitë e postuara nga çifti në Instagram. E nominuar në gjashtë kategori, këngëtarja fitoi vetëm një çmim, atë të albumit më të mirë vokal të popit, në ceremonië më të madhe të industrisë muzikore, që u mbajt natën e 14 marsit në Kaliforni.

Shumë të tjerë do të kishin shfaqur zhgënjimin e tyre. Por në skenën e Staples Center si dhe më pas në rrjetet sociale, me Dua Lipën ndodhi e kundërta. Ajo e la të shpërthejë gëzimin e saj.

Në një kohë kur shumica e muzikantëve i shtynin gjithë projektet si rezultat i pasigurisë së krizës shëndetësore, ajo pati fat. Albumi do të tërhiqte një pjesë të mirë e rinisë së botës në kohën e pandemisë. Ndërsa “Nostalgjia…” po kap majat e hit paradave. Në TikTok, platformën që po bën namin me sukseset muzikore, « Dua Lipa dance challenge » është bërë sfida e kërcimtarëve të rinj të cilët performojnë nga kuzhina ose salloni i tyre me ritmet e “Don’t Start Noë ou Levitating”.

“Unë e nxora albumin ndonëse ishte kohë pandemie sepse më dukej sikur do t’i ndihmonte njerëzit të shpëtonin nga realiteti, sikurse më ndodhi edhe vetë mua kur e shkruajta atë ”,- i tha ajo Le monde me telefon në 12 Mars, një ditë para ndarjes së Çmimeve Grammy.