Trajneri Reja surprizon me titullarët. Ja si rreshtohen Shqipëria dhe Anglia

Shqipëria luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme, me start nga ora 18:00 në “Air Albania” kundër Anglisë. Është përballja e dytë në grup ndaj një kundërshtari të paimagjinueshëm që të krahasohemi me të. Por, a do t’i dorëzojmë “armët” që në nxehmje? Kurrë jo! Askush nuk e çonte nëpër mend fitoren në Aveiro ndaj Portugalisë, që në atë edicion u shpall kampione Europe. Pra, po sikur? Kjo është një ndeshje llogarish për Shqipërinë.

KOMBETARJA FANELLAT
Thënë që në krye të herës që kualifikimi nuk mund të listohet si objektiv, diskutimi vijon në rrafshin e dëshirës dhe llogarive si dhe çfarë duhet bërë bashkë për të shkuar drejt një ëndrre të pacekur më parë. Nëse Shqipëria bën një mrekulli dhe e ndal Anglinë, pra me një barazim, pasi fitorja do të ishte event i jashtëzakonshëm sportiv dhe katapultë e rëndësishme në Grupin I, na jep një dorë për shumë arsye, që realisht të shpresojmë. Kjo, për faktin se do të ndalnim një pretendent.

Më kryesorin e grupit. Së dyti, këtij pretendenti absolut do t’i “impononim” që në përballjet me Poloninë dhe Hungarinë (të cilat shndërrohen në rivale direkte për Shqipërinë për vendin e dytë dhe jo vetëm të tretin) “Tre Luanët” të mos e diskutojnë as edhe një pikë rrugës. Së treti, gjithmonë nëse bëhet “bingo” edhe në San Marino, pra me të paktën shtatë pikë në 3 ndeshje, do të krijonte atmosferën elektrizuese që e ndihmon skuadrën.

Pra, një pikë përballë më të fortës së grupit, kur bashkohet edhe me barazimin 3-3 mes Polonisë dhe Hungarisë, ato që diskutojnë mes tyre vendin e dytë dhe të tretë, na krijon hipotetikisht një situatë shumë të favorshme për Shqipërinë. Këtë fundjavë kuqezinjtë nuk kanë vetëm një ndeshje prestigji, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë në histori përballë “Tre Luanëve” të cilët vetëm kanë fituar ndaj nesh, por është edhe një mundësi… hipotetike, për të bërë llogaritë tona.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja

MEMOLLA

ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt, Kejn, Stërling. Trajner: G. Southgejt