Basha: Ka gjëra që mund të jenë pjesë e imagjinatës, të votojmë për ndryshim në 25 prill

Kryetari i PD-së Lulzim Basha poston një video, ku ka një mesazh për shqiptarët: Ka gjëra që mund të jene pjesë e imagjinatës. Por ka gjëra që realisht mund të ndryshojnë. Besojeni.

Ai thekson se Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur! Krijimi i vendeve të punës është i mundur! Futja në Bashkimin Europian është e mundur.


“Mbylli sytë dhe imagjino Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde. Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin. Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur! Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur! Krijimi i vendeve të punës është i mundur! Futja në Bashkimin Europian është e mundur! Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, thuhet në video e publikuar nga Basha