VIDEO| Ja si i detyroi Rama sot Milvën dhe Bushin të pinin ujë nga shishja e tij

Ndërsa Rama mbushi dynjanë me gogolin e pandemisë që desh bëri qametin në mitingun hapës të fushatës së PD, sot në një shenjë servilizmi të pashembullt dishepujt e tij nuk kanë pyetur fare për flamën që reklamon kryementori i tyre, por kanë pirë ujë nga bidoni i tij për t’i treguar se sa të bindur janë. Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku Rama ka shkuar për të inaguruar një ujësjellës, ndër çezmat e shumta që ka hapur në këto ditë.

Ndërsa ka kthyer bidonin me ujë të mbushur nga ‘ujësjellësi’ i ri, Rama ia ka pasur shishen Milva Ikonomit që vinte pas tij.

Të njëjtën gjë bëri edhe kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi, i cili pavarësisht se u përpoq të fshihej nga kamera, pasi e pa se nuk kishte nga tia mbante, e rrëkëlleu edhe ai.